Protestë para Doganës së Kosovës

Protestë para Doganës së Kosovës

Përfaqësues të deponive dhe mbledhësit e hekurishteve si dhe bizneset e pjesëve të veturave në Kosovë, organizojnë protestë para Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit për media kjo protestë do të mbahet për të kundërshtuar vendimet e Doganës së Kosovës, rreth tyre.

Dogana e Kosovës, nuk e lejon shkatërrimin e veturave nën mbikëqyrjen doganore dhe doganimin e pjesëve të përdorshme, duke mundësuar vetëm procedurën e rregullt të doganimit për veturat si tërësi, megjithëse bëhet fjalë për vetura me defekte ose të aksidentuara dhe mund të kenë shumë pjesë të papërdorshme.

Protesta do të fillojë në orën 10:00./Insajderi.com