Protestë në veri kundër ndryshimeve në polici  

Protestë në veri kundër ndryshimeve në polici   

Qytetarë të Mitrovicës Veriore kanë protestuar mëngjesin e sotëm para stacionit të policisë në veri për shkak të ndryshimit të tre policëve të cilët ishin në pozita të shefave  në rajonin e policisë, “Mitrovica – Veri”.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë rreth 200 qytetar por edhe disa eprorë policor, duke përfshirë edhe pjesëtar të tjerë të njësiteve të ndryshme.

Kryetari i kësaj komune , Goran Rakiq ka thënë se ai do të kërkojë tërheqjen e vendimeve të tilla, njofton Klan Kosova.

Disa ditë më parë, në fakt, zëvendësoi kreu i hetimeve rajonale, kreu i administratës rajonale dhe ai i forenzikës.

Protesta ka filluar në ora 7:15 dhe ka përfunduar në ora 09:00./Insajderi.com