Autobusët me serbë nuk arrijnë ta vizitojnë Mushtishtin

Autobusët me serbë nuk arrijnë ta vizitojnë Mushtishtin

Tash për tash gjendja është e qetë në Mushtisht, aty ku po protestohet, për të mos i lënë serbët e zhvendosur që ta vizitojnë këtë fshat dhe ta mbajnë meshën e paraparë në kishën e këtij fshati.

Bëhet e ditur se vizita e tyre e paraparë për në orën 12:00, ende nuk është realizuar.

Raportohet se autobusët me serbë të zhvendosur janë kthyer mbrapa pa e vizituar Mushtishtin.

 

Ndërhyn policia, krijon perimetër më të madh sigurie

Njësitet speciale të policisë kanë nisur ndërhyrjen ndaj qytetarëve protestues, duke krijuar një perimetër më të madh sigurie nga rruga kah pritet të kalojnë autobusët me qytetarë serbë.

Ndërhyrja e tyre i ka tensionuar qytetarët, të cilët kanë reaguar ndaj policisë, në disa raste edhe duke i goditur dhe fyer policinë.

 

Pritet arritja e katër autobusëve me qytetarë serbë

Burime të Insajderit raportojnë nga protesta në Mushtisht të Suharekës se katër autobusë me qytetarë serbë janë në fshatin Shirokë të Suharekës, që është rreth 7 kilometra nga vendi ku po protestohet.

Këta autobusë me serbë pritet që në këtë pjesë të kalojën diku rreth orës 12:00, pasi që në këtë kohë e kanë të paralajmëruar mbajtjen e meshës në manastirin që është në krye të fshatit Mushtisht.

 

Situata qetësohet në protestën e Mushtishtin

Njësitet speciale të policisë më herët kanë intervenuar dhe e kanë hapur rrugën kah pritet të kalojnë qytetarët serbë të Mushtishtit.

Ata kanë krijuar kordon para qytetarëve protestues, të cilët vazhdimisht po kërkojnë që serbët të mos kalojnë në këtë pjesë.

Policia është zotuar se nëse pengohet qarkullimi i tyre, atëherë do të intervenojnë për të krijuar siguri.

 

Nis përleshja mes policisë dhe protestuesve

Nis intervenimi i njësive të policisë së Kosovës për lirimin e rrugës, duke i larguar qytetarët të cilët nuk po u binden urdhrave të policisë.

Qytetarët janë parë duke u larguar me dhunë nga rruga.

Qytetarët janë revoltuar dhe kanë nisur të hedhin shishe e mjete të forta në drejtim të policisë.

Situata është e tensionuar.

 

Njësiti special në ballë të protestuesve

Njësitet special të policisë së Kosovës tashmë janë në ballë të protestuesve, të cilët, në rast se nuk hapet rruga, pritet të intervenojnë.

Qytetarët vazhdimisht po kërkojnë nga policia që të mos i pengojë ata në realizimin e të drejtës së tyre për protestë.

Por zyrtarët policorë thonë se rruga duhet të hapet.

 

Policia negocion me protestuesit për lirimin e rrugës, qytetarët nuk pranojnë

Zyrtar të Policisë së Kosovës po negociojnë më qytetarët protestues që ta lirojnë rrugën dhë t’ua mundësojnë qytetarëve serbë që të kalojnë rrugës për të shkuar deri në Mushtisht.

Në të kundërtën policia thotë se duhet ta lirojë rrugën më dhunë.

Por policia u tha qytetarëve se në asnjë mënyrë nuk janë të interesuar ta përdorin dhunën ndaj tyre.

Megjithatë, qytetarët protestues thanë se janë tejet të vendosur që të mos ua mundësojnë kalimin, siç kanë thënë ata, kriminelëve serbë.

 

Njësite shtesë të policisë në protestën e Mushtishtit, tensionohet situata

Në protestën e Mushtistit në Suharekë kanë ardhur edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Protestuesit janë urdhëruar që të largohen dhe ta hapin rrugën.

Protestuesit janë të revoltuar për shkak se nuk po arrijnë ta realizojnë protestën e tyre ashtu siç e kishin paraparë – për të mos i lejuar serbët vendës që të vijnë në Mushtisht, të cilët po i cilësojnë si vrasës të shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më herët Policia e Kosovës ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Raportohet për të paktën 5 protestues të arrestuar, disa të lënduar, dhe dy policë të lënduar gjatë intervenimit.

 

Qetësohen protestuesit në Mushtisht, policia e ka hapur rrugën

Burime të Insajderit që janë në protestë bëjnë të ditur se tash situata është e qetë. Policia e ka zmbrapsur protestuesit rreth 300 metra më larg nga vendi ku fillimisht ishin mbledhë.

Policia e ka krijuar një kordon sigurie. Rruga është e hapur për automjete.

VIDEO

WP_20160828_08_58_51_Pro.mp4

Posted by Jetmir Durmishi on Sunday, 28 August 2016

 

Gaz lotsjellës në protestën e Mushtishtit, disa të arrestuar dhe të lënduar

Në protestën e organizuar nga qytetarët e Mushtishtit të Suharekës kundër kthimit të serbëve në këtë fshat, nuk ka shkuar edhe aq qetë.

U desh të ndërhynte policia me gaz lotsjellës.

Raportohet se janë disa persona të lënduar dhe një polic.Musha1 Musha2

Mushti1 Mushti2 Mushti3 Mushti4 Mushti5 Mushti6 Mushti7

 

Protestë në Mushtisht kundër kthimit të serbëve

Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës, janë zgjuar herët sot për të protestuar kundër ardhjes së serbëve të zhvendosur nga ky fshat, për vizitë.

Ata po protestojnë kundër kthimit të serbëve, “duke pasur parasysh që ky komunitet nuk është përgjigjur për asnjë krim të bërë në fshatin Mushtisht në mesin e viteve 1997-1999”.

Banorët po kundërshtojnë ardhjen e serbëve me flamuj kombëtarë në duar, si dhe duke thirrur UÇK.

Tashmë Policia e Kosovës, përfshirë edhe një njësit të Njësisë Speciale, kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërkaq mësohet se ka pas një konfrontim ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë. /lajmi.net

https://www.facebook.com/lindi.lowe.5/videos/1237873172930382/