Protestë kundër shqiptarëve ditën kur Komisioneri Hahn do vizitojë Maqedoninë

Protestë kundër shqiptarëve ditën kur Komisioneri Hahn do vizitojë Maqedoninë

Nisma “Për Maqedoni të bashkuar” bën thirrje për protestë ditën kur eurokomisionerin Johanes Han dhe eurodeputetët Ivo Vajgel, Klut Flekenshtajn dhe Edvard Kukan, do ta vizitojnë Maqedoninë.

“Për Hanin dhe shokët e tij të ngjashëm me të, të dalim 200 mijë njerëz të hënën dhe të martën që të na shohin. Të mbajnë mend ditën kur kanë ardhur në Maqedoni se qytetarët kanë dalë në ngjyra verdhë e kuq sepse këto ngjyra i duan dhe do t’i mbrojnë”, thuhet në një komnikatë për media.

Ndër tjerash në këtë komunikatë thuhet se asnjë deputet i huaj nuk mund ti njohë problemet e maqedonasëve më mirë se ata vetë.

“Asnjë deputet i huaj nuk mund ta dojë Maqedoninë e t’i dijë problemet reale dhe frikat ashtu siç i dinë banorët e Maqedonisë. Vijnë 4 njerëz nga Evropa perëndimore. Mirë se vijnë. Koha është të na shohin 200 mijë në rrugë, 50 mijë herë më tepër se ata 4 burokratë.  Për fillim tu urojmë mirëseardhje dhe tu tregojmë se kush është vendas e kush mysafir“, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Janë bërë disa javë që prej kur po protestohet vazhdimisht kundër platformës shqiptare në Maqedoni.