Protestë kundër homoseksualëve në Meksikë

Protestë kundër homoseksualëve në Meksikë

Mijëra qytetarë kanë dalë në Meksikë për të protestuar kundër propozimit të qeverisë për legalizimin e martesave mes homoseksualëve.

Organizatorët kanë thënë se nuk ishin në kundërshtim me të drejtat e LGBT-së, mirëpo kanë kërkuar që të mbrohen vlerat e familjes dhe institucionet e martesës.

Demonstruesit kanë bërë thirrje për një takim me presidentin Enrique Pena Nieto.

“Martesat e të njëjtit seks janë ligjore në disa vende meksikane, por Pena Nieto dëshiron që ajo të jetë e lejuar në të gjithë vendin”, njofton BBC.

Drejtuesit e Frontit Kombëtar për Familjen, të cilët organizuan marshimin, thonë se nuk janë kundër të drejtave LGBT. Por ata thonë se Meksika ka rënë viktimë e një beteje ideologjike që kërcënon vlerat e familjes dhe institucionin e martesës.

Katër vendet e Amerikës Latine kanë legalizuar tashmë martesat e të njëjtit seks: Argjentina, Brazili, Uruguai dhe më së fundi Kolumbia./Insajderi.com