Protesta të dhunshme në Shkup për shkak të emrit

14.06.2018 10:00

Më tepër se 1.500 njerëz janë mbledhur mbrëmë në qendër të Shkupit për të protestuar kundër marrëveshjes për emër. Janë gjuajtur kokteje mollotivi në Sobranjë të cilën përndryshe e siguronin forcat e mëdha të policisë.

Protesta të dhunshme në Shkup për shkak të emrit

Mbrëmë janë organizuar protesta të mëdha në qendër të Shkupit kundër marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë, kanë transmetuar mediet maqedonase. Demonstruesit kanë mbajtur transparentë në të cilat shkruante “Nuk kemi emër tjetër përveç Maqedoni”, kanë bërtitur “Maqedonia maqedonasve” dhe kanë kërkuar dorëheqjet e kryeministrit Zoran Zaev dhe anëtarëve tjerë të qeverisë maqedonase. Protesta është organizuar me anë të rrjeteve sociale. Sobranjën e kanë siguruar forcat e mëdha policore. Pjesëmarrësit e protestës kanë gjuajtur në ndërtesë të parlamentit kokteje mollotovi, por ajo nuk u djegë. Siç ka transmetuar portali Plusinfo, gjatë protestës është gjuajtur edhe në drejtim të policisë një koktej mollotovi por për fat ajo nuk u ndezë. Gjithashtu janë gjuajtur shumë shishe, dhe u dëgjuan edhe shok bombat, transmeton Insajderi.com.

Demonstruesit gjuajtën edhe gjësende tjera në drejtim të policisë, dhe është bërtitur “Maqedoni, Maqedoni”, e gjithashtu janë bërtitur edhe porositë fyese kundër qeverisë dhe Zoran Zaevit.

Kryetari i Këshillit Gjithëmaqedonase – Makedonium, Strasho Olumçev ka thënë se protestat janë “shprehje spontane” të revoltit për shkak të marrëveshjes së Maqedonisë me Greqinë. Ai ka theksuar se të drejtën për vendim mbi çështjet kombëtare ka të drejtë vetëm populli maqedonas e askush tjetër.

Kryetari i Maqedonisë, Georgi Ivanov ka kumtuar sot se vendimi i tij përfundimtar është që të mos e përkrahë e as të mos e nënshkruaj marrëveshjen mbi emrin e ri të ish republikës jugosllave, për të cilin janë marrë vesh kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, sepse konsideron “se kjo marrëveshje është e dëmshme për shtetin dhe qytetarët e tij”. Ivanov në adresimin për opinion ka porositur se për të kjo është “marrëveshja më e dëmshme në histori”.

“Populli vendos për ardhmërinë e Maqedonisë e jo kryetari Ivanov”, ka kumtuar mbrëmë qeveria në Shkup pas vendimit të Ivanovit që të mos e përkrahë marrëveshjen me Greqinë mbi emrin e ish republikës jugosllave, e cila do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore”.

Nga ana tjetër kundërshtarët grek të emrit të ri të Maqedonisë kanë paralajmëruar protesta për të premten në qendër të Athinës./Insjaderi.com.

Протест пред Собранието на Р.Македонија

Протест пред Собранието на Р.Македонија

Posted by infomax.mk on Wednesday, 13 June 2018