Protesta për numra

Shiu edhe mund të ketë luajtur rol në numrin e protestuesve por kjo nuk i hynë në punë protestës së AAK-së dhe NISMA-s. Megjithatë dy partitë opozitare të ndara nga Vetëvendosje arritën të mbledhin sipas Policisë 5 mijë persona. Për partinë e Haradinajt, kjo shifër është rrenë më e madhe sesa AAK-ja të thoshte se kanë qenë 300 mijë protestues.

Protesta për numra

Protesta e parë e dy partive opozitare qysh prej kur ndanë rrugët me Vetëvendosjen, ka pasur disa dallime prej atyre protestave që i kanë bërë si “Opozitë e bashkuar”.

I është dhënë mundësi të flasin edhe qytetarëve e anëtarëve të partive që nuk njihen por që kanë dicka për të thënë. Madje i është dhënë hapësirë edhe poezisë.

Por dallimi më i madh ka qenë ai i numrave. I vetmi reagim që ka ardhur pas protestës së mbajtur të shtunën në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, ka qenë për shifrat që Policia dhe partitë kanë dhënë për numrin e protestave.

hapsir

Dy partitë opozitare arritën të mbledhin në sheshin “Skenderbe” rreth 5 mijë protestues, sipas Policisë së Kosovës. Për dallim nga protesta e kaluar e opozitës më 17 shkurt, asokohe së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, protesta e opozitës arrinte shifrën e rreth 20 mijë qytetarëve që protestonin.

AAK-ja i mohoi shifrat e Policisë, duke e rikujtuar shifrën e protestës që Policia kishte dhënë për manifestimin më të madh opozitar.

“Herën e kaluar, Bakia (Baki Kelani zëdhënësi i Policicë v.j) e nisi me 8 mijë, e tash e paska ulë “kanarin” hala”, thuhet në një reagim të AAK-së.

Përtej numrave, dallime nuk pati dhe aq shumë në mënyrën e organizimit dhe thirrjeve në protestë.

Përveç përdorimit të flamujve të Kosovës në një masë më të madhe, për dallim nga protestat e kaluara, dallimi i vetëm ishte se partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, nuk gjendej aty.

Protesta e thirrur me qëllim kundërshtimin e marrëveshjeve të Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe atij të Kosovës.

Një gjë që e dallon këtë protestë nga ato kur janë organizuar bashkë me VV-në janë fjalimet e disa qytetarëve dhe anëtarëve të panjohur të NISMA-s dhe AAK-së. Si risi ishte edhe recitimi i Çun Lajçit.

Megjithatë, fjalimet ishin pak a shumë tënjëjta. Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha që dy partitë e bashkuara opozitare kanë vazhduar thirrjet kundër kësaj “Qeverie anti-kushtetuese”, dhe nuk do të ndalen edhe më tej.

“Sheshi i kryeqytetit është i mbushur plot me mesazhin e qartë: ne nuk jemi ndalur, po vazhdojmë me kundërshtimin e kësaj qeveria antikushtetuese”, ka thënë ai.

lime

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ripërsëriti edhe një herë tjetër qëndrimet e opozitës, se Demarkacioni dhe Asociacioni janë të dëmshme për Kosovën.

“Me versionin e tashëm të asociacionit dhe demarkacionit ne humbim. Andaj, i themi atyre qeveritarëve që t ia kthejnë shpresën Kosovës. Ne fitojmë vetëm kur jemi bashkë sikur sot dhe kur jemi të vendosur.  Sot u themi atyre që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje që të ndalen”, tha Haradinaj.

rama

Ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, u tha protestuesve se do të shiheshin në zgjedhjet e jashtëzakonshme pas kësaj proteste.

“I themi po liberalizmit të vizave por i themi jo kushtëzimit të vizave me demarkacionin me Malin e Zi. Qytetarë të nderuar, mirupafshim në zgjedhjet e reja të lira e demokratike”, ka thënë ai në fund të fjalimit të tij.

Në anën tjetër as Qeveria e as shefi i ekzekutivit, Isa Mustafa, nuk e komentuan protestën e dy partive opozitare. Madje kryeministri u mor me sukseset e sportit kosovar, dhe komentoi afrimin e Kampionatit Evropian ku do marrë pjesë edhe Shqipëria.

“Pres shumë nga kombëtarja duke u bazuar në lidershipin e Lorik Canës, në reflekset e Etrit Berishës, në guximin e Taulant Xhakës, unitetin dhe aftësitë e krejt skuadrës si dhe strategjitë e De Biasit”, shkroi Mustafa në Facebook, pak minuta pas përfundimit të protestës.

Ndërsa dikur partnerja e AAK-së dhe NISMA-s, Vetëvendosje, “nuk pati fjalë” për protestën paqësore të organizuar sot në Prishtinë.

Krejt në fund, protestuesit u shpërndanë të qetë nën reshjet e shiut që kishin filluar të shtoheshindukshëm në Prishtinë.

proti2

Subjektet politike në opozitë, kanë nisur protestat e tyre në Kuvend dhe jashtë tij që nga 25 gushti i vitit të kaluar, duke kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë si dhe atë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. /Insajderi.com

proti3