Autoritetet pakistaneze kanë paralajmëruar rreth 5,000 protestues islamikë që janë vendosur afër kryeqytetit, Islamabad, për tu shpërndarë brenda disa orësh, por udhëheqësit e protestës thanë se nuk do të lëviznin.
“Të gjithëve ju po u jepet një paralajmërim i fundit,” tha zëvendëskomandanti i policisë së Islamabadit në një urdhër.
Paralajmërimi erdhi një ditë pasi një gjykatë urdhëroi organizatorët e tubimit, partia Tehreek-i-Labaik Ya Rasool Allah, për t’i dhënë fund protestës 10- ditore që ka pezulluar jetën në Islamabad.
Një zëdhënës i partisë Labaik, Ejaz Ashrafi, tha se grupi nuk do të pajtohet me ultimatumet e dhëna nga Islamabadi.
“Ne nuk po lëvizim,” tha ai për Reuters përmes telefonit nga vendi ku protestuesit janë vendosur.
Protestuesit po kërkojnë shkarkimin e ministrit të vendit, Zahid Hamid, të cilin ata e akuzojnë për largimin me dashje të një referimi të gjatë për Profetin Muhamed nga një projektligj kushtetues.
Hamidi ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një gabim që u korrigjua më vonë.