Protesta anti-qeveritare në Maqedoni

Protesta anti-qeveritare në Maqedoni

Mijëra mbështetës të opozitës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Maqedonisë të shtunën në Shkup, duke thirrur për zgjedhje të parakohshme.

Partia VMRO-DPMNE që ka udhëhequr vendin nga viti 2006-2017, ka organizuar protesta masive anti-qeveritare, duke kërkuar që zgjedhjet të mbahen në mars ose prill të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Zoran Zaev, morri pushtetin në maj të vitit 2017, rreth 11 vjet të rregullit konservativ në mes të krizës politike që përcolli edhe përgjimin e skandaleve të korrupsionit më 2015.

Opozita thotë se qeveria është e paaftë, e ka shkatërruar ekonominë dhe ka lulëzuar korrupsioni. Po ashtu, sipas opozitës, qeveria e tanishme ka shkatërruar interesin kombëtar duke negociuar me Greqinë lidhur me kontestin e emrit.