Prorektorja që bëri deklaratë seksiste është anëtare e Agjencisë për Barazi Gjinore

Prorektorja, anëtarja e Agjencisë për Barazi Gjinore, dhe asistentja e Stomatologjisë Teutë Pustina-Krasniqi, pa fije turpi fajëson të gjitha viktimat që kanë përjetuar ngacmime seksuale, në vend që ti mbroj ato, ajo u thotë studenteve “Mos u vishini në mënyrë provokative”, sepse sipas saj do të ndeshen me ngacmimet seksuale.

Prorektorja që bëri deklaratë seksiste është anëtare e Agjencisë për Barazi Gjinore

Pesë ditë më parë prorektorja e Universitetit të Prishtinës Teuta Pustina-Krasniqi, bëri një deklaratë për ngacmimet seksuale në institucionet publike, përmes së cilës i fajësoj vajzat dhe studentet, që po vishen në mënyrë provokative.

Deklaratën e saj fyese për të gjitha viktimat të cilat kanë përjetuar ngacmime seksuale e publikoi Insajderi pas elaborimit gjuhës së përdorur nga ajo, e cili në mënyrë direkte fyen te gjitha studentet dhe gratë ngacmuara seksualisht.

Pustina e cila po e cilëson vetën si një aktiviste e denjë dhe lobuese  për të drejtat e gruas, në vend që ti mbrojë vajzat dhe të luftojë ngacmimet seksuale, ajo i fajëson ato duke ju thënë që mos të provokojnë me veshje provokative.

“Një porosi thotë për gjininë femërore, studentëve, stafit akademik, stafit administrativ  ju apeloj që mos të provokojnë, mos të vishën në mënyrë provokative, sepse ky është një efekt psikologjik, sepse ky është një efekt psikologjik i cili mund të ndikojë shumë negativisht në rrethin në të cilën një student i caktuar kryen ushtrimet, ligjëratat. Prandaj i apeloj vajzat e reja që janë një pjesë e një institucioni shumë serioz, në të cilin kryhen ligjërata nga profesorë dhe asistent, për këtë duhet të respektojnë kodin e veshjes”, ka thënë Pustina-Krasniqi, në emisionin “Frontal” në TV7 teksa ka folur për ngacmimet seksuale.

Teute Krasniqi-Pustini gjatë ditës së djeshme ka bërë një reagim për media, duke treguar se është edhe anëtare e Agjencisë për Barazi Gjinore, dhe nuk ka hezituar të rreshtojë aktivitetet e ndryshme në UP rreth çështjes së ngacmimeve seksuale brenda institucioneve publike.

“Më duhet të ju informoj se jam anëtare në Agjencinë Kosovare për Barazi Gjinore, kam kryer aktivitete të ndryshme në Universitetin e Prishtinës rreth kësaj çështjeje kaq sensitive, si inicimi për të përpiluar pyetësor rreth barazisë gjinore në UP si dhe lansimi i tij, dhe po ashtu kam aplikuar për një projekt që ka të bëjë pikërisht me Barazinë Gjinore në UP, kemi organizuar konferencën me titull “Gratë në Universitetin e Prishtinës, Mundësitë, Përparësitë, E ardhmja” me rastin e 8 Marsit në UP. Të gjitha këto janë tregues i mjaftueshëm se një pjesë dërmuese të karrierës sime akademike ja kam dedikuar avancimit të pozitës së gjinisë femërore”, ka thënë prorektorja Teuta Pustini-Krasniqi.

Është shqetësuese të ndodhë që një prorektore universitare, e cila po i del vetës në mbrojtje me rreshtime të pafundme të aktiviteteve kundër ngacmimet seksuale, të dal lirshëm para kamerave duke fajësuar të gjitha gratë, viktima të ngacmimeve seksuale, dhe kërkon nga ato që mos të vishën në mënyrë provokative.

Agjencia për Barazi Gjinore bashkë me Teuta Pustina-Krasniqi kanë për qëllim të hartojnë, zbatojnë, dhe të propozojnë politika publike vendore dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore dhe është përgjegjës për promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e pjesëmarrjes së barabartë të grave dhe burrave në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, në Kosovë.

Deklarata e Pustines lidhur me ngacmimet seksuale ka ngjallur reagime të shumta, dhe po shihet si deklaratë fyese nga kolegët e saj, profesorët. Studentë dhe OJQ të ndryshme kanë paralajmëruar protesta dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë ultimatum prorektores.

Ajo gjithashtu ka bërë një arsyetim sipërfaqësor deklaratën që nxiti reagime të ashpra, madje duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Studentët paralajmërojnë protesta kundër prorektores për deklaratën seksiste

Deklaratën e saj, Pustina-Krasniqi tha se “vajzat duhet të kenë kujdes që mos vishen në mënyrë provokative” për të mos u ngacmuar seksualisht, ka thënë të jetë nxjerrë nga konteksti.

“Sa i përket deklaratës, që për së pari e pashë mbrëmë, 24 mars 2018, në Insajder, ndërsa deklarata është e dhënë kohë më parë për Frontal T7, e kam obligim që të ju tregoj se ajo është nxjerrë nga konteksti duke u transmetuar vetëm një pjesë e saj, e jo në tërësi. Nuk kam përmendur vetëm gjininë femërore, por edhe atë mashkullore, sepse ky është një fenomen që dëmton imazhin e femrës. Universiteti i Prishtinës është institucion serioz, andaj ka nevojë për staf serioz, është institucion që na përfaqëson të gjithëve, femra e meshkuj, kudo që jemi”, thotë Pustina-Krasniqi në arsyetimin e saj.

Por kjo nuk është e vërtetë sepse Insajderi ka elaboruar gjithë deklaratën ku ajo flet për “veshjet provokative dhe ngacmimet seksuale”.  Pustina-Krasniqi në deklaratën e saj përmend vetëm veshjen e studenteve dhe faktin se ato punojnë me profesorë dhe asistent meshkujt. /Insajderi.com