Afati për përgjigjen e Serbisë deri në fund të vitit

Afati për përgjigjen e Serbisë deri në fund të vitit

Autoritetet serbe presin që në gjashtë muajt e ardhshëm t’iu arrijë zyrtarisht propozimi i vendeve të Quintit (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Itali) lidhur me Kosovën, shkruan sot “danas” i Beogradit duke shtuar se informacionin jozyrtar e ka nga burimet e veta diplomatike.

Bashkëbiseduesit e kësaj gazete të cilët ajo nuk i identifikon, kanë pohuar se afati që Beogradi t’i përgjigjet Perëndimit, është fundi i këtij viti, transmeton Koha.net.

Të pyetur nëse në kohë të fundit është shtuar presioni i vendeve të Quintit i udhëhequr nga SHBA-ja, burime të kësaj gazete kanë thënë ka njëfarë presioni porse “Perëndimi do t’i japë mjaft kohë për zbatim Serbisë nëse e pranon propozimin“.

“Nëse Beogradi pranon propozimet e Perëndimit, afati për përmbushjen e e premtimeve do të ishte pranvera e vitit 2019“, kanë thënë këto burime .

Në propozimin e Quintit, sipas “danas”, theksohet se dispozita sipas të cilës anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk do të supozonte formalisht njohjen e Kosovës nga Serbia që i shkon për shtati Beogradit, e në të njëjtën kohë për Perëndimin është e papranueshme çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës për ç’gjë Beogradi zyrtar kishte shpresuar deri vonë“, kanë thënë diplomatët.