Propozimi i Behgjet Pacollit për krijimin e Qeverisë

Propozimi i Behgjet Pacollit për krijimin e Qeverisë

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka propozuar një marrëveshje siç e quan ai, historike për formimin e Qeverisë.

Ai ka dhënë tri propozime për krijimin e një marrëveshje për krijimin e qeverisë.

Propozimi i parë i tij është të organizohet një tryezë me liderët e partive të mëdha të vendit dhe minoriteteve.

“Të organizohet një tryezë me krejt liderët e partive të mëdha politike, Vetëvendosjes, LDK, PDK, AAK, Nismës, dhe AKR dhe partive të minoriteteve”.

Propozimi i dytë i Pacollit është diskutimi rreth planit një vjeçar të Qeverisë, duke përfshirë disa çështje të rëndësishme për vendin.

“Të vendoset për Planin e Veprimit një vjeçar të punës së Qeverisë, pos punëve të tjera të administrimit të përditshëm që do të përfshinte: 1)demarkacionin;  2)Asosacionin;  3)lëvizjen e lirë pa viza;  4) ligji I ri zgjedhor;  5)zgjedhja e presidentit nga populli; 6 )ndryshimet kushtetuese (themelimi I Ushtrisë së Kosovës, ristrukturimi I administratës publike, vetingu,, etj); 7)marrëdhëniet konstruktive me Gjykatën speciale”, ka propozuar Pacolli.

Në propozimin e tretë të Pacollit, ai thotë se nuk ka rëndësi kush e udhëheqë qeverinë e ardhshme Haradinaj apo Kurti e rëndësishme për të është konsensusi maksimal.

“Krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse me afat një vjeçar, me datë të përcaktuar të zgjedhjeve parlamentare të radhës. Sa mua më përket, këtë qeveri mund ta udhëheqë Ramush Haradinaj, Albin Kurti, apo kushdo tjetër që merr konsensusin maksimal. Por një gjë është e sigurt: mos I zhagisni proceset, vendosni Kosovën mbi të gjitha”.