Pronari i Samsungut Lee Jae-yong përballet me akuzat për ryshfet

Pronari i Samsungut Lee Jae-yong përballet me akuzat për ryshfet

Një gjykatë në Seul do të vendosë nëse miliarderi trashëgimtar i konglomeratit Samsung do të burgoset për korrupsion apo jo.

Lee Jae-yong është duke u përballur me akuzat e ryshfetit që lidhen me një skandal që shkaktoi fajësimin e ish-presidentit të Koresë së Jugut.

Prokurorët po kërkojnë një dënim me burg prej 12 vjetësh, derisa biznesmeni mohon të gjitha akuzat.

Rasti ka shkaktuar zemërimin e publikut kundër kompanive më të mëdha të Koresë së Jugut, të njohura si chaebols.