Prokurorja që ka kursime afër 750 mijë euro

Prokurorja që ka kursime afër 750 mijë euro

Prokurorja Merita Lumezi, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion se ka para të gatshme në vlerën e 80 mijë euro në njërën nga bankat në Kosovë si dhe 896 euro në një tjetër,  kurse në emër të bashkëshortit ka deklaruar se ka 668 mijë e 587 euro të kursyera.

Bazuar në këto që ka shkruar në formularë del se ajo ka në bankë  afër 750 mijë euro.

Përveç kësaj ajo si pasuri të paluajtshme ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, dy shtëpi, tre banesa dhe një truall, përveç njërës banesë që figuron në emrin e saj pronat tjera ka shkruar se janë të bashkëshortit dhe në pronësi të përbashkët.

Vlera e dy shtëpive sipas formularit të pasurisë arrin në 500 mijë euro.

Merita Lumezi, është gruaja e vëllaut të Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.