Prokurorja Bukurije Gjonbalaj flet për plagosjen e Vllasit

13.03.2017 09:56
Prokurorja Bukurije Gjonbalaj flet për plagosjen e Vllasit

Prokurorja e prokurorisë Themelore të Prishtinës, Bukurije Gjonbalaj, ka thënë prë Insajderin se një person është i dyshuar për vrasje në tentativë të Azem Vllasit. Hetimet janë duke vazhduar.

Avokati Azem Vllasi është plagosur sot rreth orës 8 të mëngjesit. Policia e ka cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.

Vllasi po trajtohet në QKUK, ku zyrtar të saj thonë se ai është jashtë rrezikut për jetë. Vllasi ka marrë plagë në krahun e majtë./Insajderi.com