Prokuroria urdhëron policinë t’i arrestojë deputetët e Vetëvendosjes që hodhën gaz

Prokuroria urdhëron policinë t’i arrestojë deputetët e Vetëvendosjes që hodhën gaz

Policia e Kosovës ka marrë urdhër nga Prokuroria e Shtetit për t’i arrestuar deputetët e Vetëvendosjes të cilët hodhën gaz lotsjellës në Kuvend.

Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Salih Zyba, Sami Kurteshi dhe Drita Millaku janë deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës.

Policia tashmë ndodhet në Kuvendin e Kosovës dhe pritet arrestimi i deputetëve.

Këtë e ka konfirmuar Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë. “Po ka dhanë urdhër prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës për arrestimin e deputetëve të cilët janë të dyshuar për hedhjen e gazit në Kuvend”, ka thënë ai.