Prokuroria turke kërkon 285 vjet burg për kosovarin e lidhur me ISIS

Prokuroria turke kërkon 285 vjet burg për kosovarin e lidhur me ISIS

Prokuroria në Turqi ka kërkuar dënimin më të madh të dëgjuar së fundmi në drejtësinë turke, për kosovarin që mediat turke i referohet si Qëndrim Ramadani, raporton Insajderi.

Sipas “hurriyetdailynews”, prokurori i cështjes në gjykimin e terroristit kosovar ka kërkuar që ai të ndëshkohet me 4 herë burgim të përjetshëm. Kjo i bie fiks 285 vite burg.

Qëndrim Ramadani akuzohet se kishte kryer sulm terrorist në mars të vitit 2015 së bashku me disa xhihadistë të tjerë që kishin lënë tre persona të vdekur. Mes tyre ishin edhe polic turq dhe një civil.

Sipas gazetës turke, akuzat kundër Ramadanit, një shtetas zviceran nga Kosova ka qenë direkt i përfshirë në sulmin e vitit 2014.

Seanca e fundit do të mbahet me 15 qershor, ndërsa prokurori ka kërkuar dënime të rënda edhe për të arrestuarin tjetër Benjamin Xu (280 vite), dhe Mohammad Zakiri (285 vite).

Të dyshuarit nuk kanë qenë të pranishëm në sallë pasi kanë marrë pjesë në seancë përmes lidhjes direkte me video./Insajderi.com