Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj disa hoxhallarëve dhe imamëve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj disa hoxhallarëve dhe imamëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër pesë të pandehurve:  B. R. ish imam në xhaminë afër Termokosit në Prishtinë, I. B. hoxhë nga Prizreni, E. G. kryeimam nga Peja, M. M. imam nga Prizreni dhe të pandehurit F. R.

Sipas aktakuzës të pandehurit: B. R. dhe I. B. me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehurit E. G. dhe M. M. poashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

“Ndërkaq të pandehurin F. R. aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale thirrje për rezistencë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Insajderi.com