Ymer Beka: Po hetohet Liburn Aliu

Ymer Beka: Po hetohet Liburn Aliu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili dikur ka mbajtur postin e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Bashkë më Aliun po hetohen edhe tre zyrtarë të tjerë në komunën e Prishtinës.

Lajmin se Prokuroria Speciale po heton Aliun, e ka dhënë prokurori i Prokurorisë Themolore të Prishtinës Ymer Beka, për gazetën Express.

Ai nuk ka kompetencë të flas për Prokurorinë Speciale.

Aliu po dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën sa ishte drejtor i Urbanizmit në Prishtinë, për një leje ndërtimi që kishte dhënë në muajin mars të këtij viti.

Bashkë më Aliun po hetohen edhe pesë persona të tjerë, zyrtarë në komunën e Prishtinës. Nora Kelmendi, drejtoreshë e Kadastrës, Sazane Raskova, zyrtare në Drejtorinë e Urbanizimit të Komunës së Prishtinës  dhe Zejnullah Rexhepi, zyrtar i lartë për planifikim ne Drejtorinë e Urbanizmit.

“Hetimet lidhur me këtë çështje po i zhvillon Prokuroria Speciale. Sa i përket ndërtimeve tek ne është e regjistruar një lëndë”, ka thënë Beka.

Tutje ai ka sqaruar se për rastin, kallëzim penal ka bërë policia e Kosovës. Beka tregon se cilët janë zyrtarët e tjerë që po hetohen për këtë rast.

“Kallëzimin penal e ka ushtruar Policia e Kosovës. Është në zhvillim hetimor. Tek ne është sjellë me 01.03.2017. Në këtë lëndë janë të përfshirë zyrtarët e Komunës, Liburni Aliu, Sazane Raskova, Nora Kelmendi dhe Zejnullah Rexhepi”, ka deklaruar Beka.