Prokuroria në Pejë ngritë aktakuzë kundër dy personave për prostitucion

Prokuroria në Pejë ngritë aktakuzë kundër dy personave për prostitucion

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave K.H. dhe të pandehurës A.Z. për veprën penale mundësimi ose detyrimi për prostitucion.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.H. nga viti 2014, deri në muajin nëntor të vitit 2016 në Pejë, duke e kërcënuar seriozisht e ka detyruar të dëmtuarën V.T. me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë një vajzë, që të merret me prostitucion, duke i gjetur klient të ndryshëm.

Derisa e pandehura A.Z. sipas aktakuzës në nëntor të vitit  2014, në Pejë, e ka detyruar viktimën V.T. që të merret me prostitucion, “duke ia gjetur asaj dy klientë”. /Insajderi.com