Prokuroria konfirmon vdekjen e policit në Pejë

21.09.2016 12:11
Prokuroria konfirmon vdekjen e policit në Pejë

Kryeprokuroi i Prokurorisë së Pejës Agron Galani ka konfirmuar për Insajderin gjetjen e policit të vdekur.

Ai ka thënë se dyshimet e para janë se polici ka kryer vetëvrasje me revole zyrtare.

“Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si vetëvrasje dhe hetimet do të zbulojnë me tuje rrethanat e vdekjes”, tha Galani. /Insajderi.com