Prokuroria i kërkon gjykatës që t`i dënojë të akuzuarit për vrasjen e policit Shemsi Gashi

Prokuroria i kërkon gjykatës që t`i dënojë të akuzuarit për vrasjen e policit Shemsi Gashi

Vesel Gjinovci ka përsëritur para gjykatës se ka qenë i detyruar, i mashtruar dhe i kërcënuar para se të marrë guximin për të vrarë para dy vjetësh policin hetues, Shemsi Gashi, shkruan sot Koha Ditore.

Revolen e tipit “TT” ka thënë se e ka marrë nga i bashkakuzuari, Ramadan Gashi, i cili sipas tij, e ka kërcënuar paraprakisht për të kryer vrasjen.

“Ramadan Gashi ma ka dhënë revolen ‘TT’, më ka thënë se ‘ti e din rastin dhe se nëse nuk e kryen vrasjen do ta gjejë dikë për ty ose ndonjë familjar tuajin’”, ka thënë Gjinovci, i cili në kohën kur e ka kryer vrasjen i ka pasur 18 vjet.