Prokuroria jep detaje për vrasjen në Deçan

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Deçan

Prokuroria e Pejës ka dhënë detaje rreth vrasjes së që ndodhi sot në qendër të Deçanit.

Sipas Prokurorisë, viktima është 29-vjeçari A.T.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.

“Konfirmojmë se sot rreth orës 11:00 në Deçan është privuar nga jeta A.T., trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar për obdukim. Po ashtu i dyshuari Sh.G. është arrestuar dhe në bazë të aktvendimit të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 gjersa për të njëjtin do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit”, tha Nikçi për Kallxo.com.

“Nga vendi i ngjarjes janë siguruar të gjitha provat dhe për momentin për shkak të fshehtësisë së hetimeve nuk mund të japim informata më shumë”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës.