Zbulohet identiteti i policit që rrahu bashkëshorten

Zbulohet identiteti i policit që rrahu bashkëshorten

Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se një polic është arrestuar dhe është dërguar në ndalim për 48 orë si i dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Në të njëjtin njoftim, IPK ka treguar se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e këtij zyrtari policor.

“Sipas informatave që kam marrë nga prokurori i rastit, Musa Meha, polici është arrestuar për veprën penale lëndim trupor dhe dhunë në familje. Ai dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Ndaj të njëjtit polic kanë filluar procedurat, ai veçse është ndaluar në polici dhe më pas do të ndërmerren masat e tjera”, tha kryeprokurori Beka.

Beka tha gjithashtu se janë duke u dhënë rendësi të madhe rasteve të tilla.

“Po i japim shumë rëndësi këtyre rasteve pasi që numri i raportimeve është rritur dhe kjo është shqetësuese”, tha Beka.