Prokuroria gjermane heton përleshjen pas meçit të Robin Krasniqit

Prokuroria gjermane heton përleshjen pas meçit të Robin Krasniqit

Pas një përleshje masiva pas përfundimit të ndeshjes së boksit ndërmjet Robin Haxhi Krasniqit dhe Arthur Abraham në Erfurt, Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale dhe Prokurori i Shtetit në Gjermani kanë nisur një hetim për incidentin.

Siç ka njoftuar Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale gjermane, hetimet kanë nisur për përleshjen që përfundoi me lëndime të rënda në orët e para të mëngjesit në Erfurt, raporton mediumi gjerman “Thueringer Allgemeine”.

Pas meçit Krasniqi-Abraham, një sherr ka lindur në sallën ku u zhvillua meçi, derisa më së keqi e kishte pësuar boksieri armen që ishte jashtë ringut, Karo Murat.

Bild raportoi se Murat, që ishte ulur në rendin e parë, është rrahur nga dhjetë tifozë pas përfundimit të meçit ndërmjet Krasniqit dhe Abrahamit, të cilin e fitoi ky i fundit, transmeton Koha.net.

Murat është sulmuar me grushte dhe karrige, ndërsa raportohet se 33 vjeçari ka lënduar buzën. /Insajderi.com