me përgjimet" />

Prokuroria ende pa ndonjë rezultat për hetimet ndaj Grabovcit

Prokuroria ende pa ndonjë rezultat për hetimet ndaj Grabovcit

Janë bërë tre muaj prej kur Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj Adem Grabovcit ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së lidhur me përgjimet e publikuara nga Insajderi, nën dyshimin se ka kryer veprat penale, duke ushtruar ndikim për punësimin e militantëve partiak.

Avokati i Grabovcit, Florent Latifaj ka thënë se s’kanë asnjë njoftim për veprimet e Prokurorisë.

Prej kohës kur është marrë në pyetje, Adem Grabovci nuk ka pasur ndonjë njoftim prej Prokurorisë lidhur me veprimet që janë ndërmarrë.

Avokati i Grabovcit, Florent Latifaj, ka thënë për Express se s’kanë asnjë informacion se çka ka bërë Prokuroria.

“S’kemi asnjë njoftim prej Prokurorisë për këtë rast”, ka thënë Latifaj, për Express, të shtunën.

Insajderi për gjatë një muaji, kishte publikuar një seri përgjimesh të telefonatave të Adem Grabocit, të cilat ishin realizuar në vitin 2011 me urdhër të gjykatës.

Publikimi i përgjimeve dëshmonte ndikimin që shtrihej mbi secilin institucion të Kosovës, përfshirë pushtetet e pavarura, mbi sistemin gjyqësor, atë prokurorial, mbi Policinë e Kosovës, mbi media siç është Televizioni Publik, disa gazeta ditore, mbi një televizion privat dhe mbi shumë gazetarë.

Disa ditë pas nisjes së publikimit Prokuroria Speciale nisin hetimet ndaj Grabovcit për dy vepra penale: keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës.

(Dosja e Shefave në YouTube).

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]