Arrestohet personi i dytë që nuk i ofroi ndihmë të vdekurit në Gjilan

Arrestohet personi i dytë që nuk i ofroi ndihmë të vdekurit në Gjilan

Është arrestuar edhe personi i dytë pasi që nuk i ofroi ndihmë të vdekurit në Gjilan.

Prokurori Agron Uka ka treguar për Insajderin se është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për mos dhënien e ndihmës së të moshuarit që vdiq para disa jave në Gjilan.

“I arrestuari i dytë që është ndalur për 48 orë me urdhër të prokurorit është H.H nga Gjilani 1975. Ai është vozitësi i veturës së parë. Policia është në kërkim të dyshuarve të tjerë dhe pritet që brenda ditës të identifikohet edhe tjetri dhe të arrestohet”, ka thënë prokurori Uka për Insajderin.

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person lidhur me këtë çështje, ka bërë të ditur prokurori i çështjes, Agron Uka.

Prokuroria e Gjilanit sipas tij është duke u përpjekur maksimalisht që të identifikohen edhe shoferët e tri veturave të para dhe veturave të tjera që kanë kaluar gjatë kohës sa viktima ka qenë i shtrirë në trotuar.

Vdekja e të moshuari midis rrugës në Gjilan shokoi opinionin për shkak të mungesës së dhënies së ndihmës nga kalimtarët me vetura të cilët vetëm e shikonin viktimën pa u ndalur askush. /Insajderi.com