Prokurori serb që paralajmëron humbjen e Serbisë përballë Haradinajt

Prokurori serb që paralajmëron humbjen e Serbisë përballë Haradinajt

Një ish-prokuror serb i krimeve e të luftës ka krahasuar rastin e Haradinajt me arrestimin e një ish-politikani të njohur boshnjak, të cilin Britania e Madhe nuk e kishte ekstraduar në Serbi për shkak të ndërhyrjeve politike. Kështu, sipas tij, Serbia nuk ka mësuar nga e kaluara.

Pjesëmarrja e drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një konferencë për të prezantuar gjoja faktet e reja kundër Ramush Haradinajt, ka nxitur ish-prokurorin e krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukcevic, që të kritikojë vendin e tij për ndërhyrje politike në këtë rast.

Për të krahasuar dëmin që sipas tij kjo gjë mund të sjellë në tentimin e Serbisë që të ekstradojë Haradinajn, Vukcevic ka rikujtuar rastin e ish-politikanit boshnjak, Ejup Ganic, i cili në vitin 2010 ishte arrestuar në Londër, po ashtu me urdhër të Serbisë.

Por, pas rreth pesë muajve mbajtje, Ganic ishte liruar ndërsa një gjykatës britanik kishte thënë se ka gjetur prova që rasti ka qenë “i motivuar politikisht”.

Në këtë kontekst, sipas prokurorit serb, është e rëndësishme që kur një shtet të kërkojë ekstradimin e një personi të mos ketë ndërhyrje nga ana e politikanëve.

Ish-president i kantonit të Bosnjës dhe Hercegovinës në vitet 1997-1999 dhe 2000-2001, akuzohej për krime luftë gjoja të kryera në vitin 1992. Ai dyshohej se kishte urdhëruar një sulm mbi një eskortë mjekësh si dhe për ekzekutimin e ushtarëve të dorëzuar në fillim të luftës në Bosnjë.

Former Bosnian leader Ejup Ganic waves on arrival to Sarajevo International Airport on July 28, 2010, after travelling from Britain following a British court's rejection of a Serbian bid to have him extradited on war crimes charges. Ganic was arrested at London's Heathrow airport in March as Serbia sought his extradition on charges of ordering a series of atrocities in Sarajevo in May 1992, at the outset of the three-and-a-half year Bosnian war. AFP PHOTO ELVIS BARUKCIC (Photo credit should read ELVIS BARUKCIC/AFP/Getty Images)

Në fakt, rasti i Haradinajt me politikanin boshnjak ka ngjashmëri. Ganic, para se të arrestohej në Londër, ishte hetuar dy herë për pretendimet ndaj tij, dhe në të dy rastet nuk ishin gjetur prova të mjaftueshme për ta dënuar.

Të njëjtën histori me drejtësinë e ka edhe Ramush Haradinaj, i cili ishte gjykuar edhe nga Tribunali i Hagës, por që pas disa viteve mbajtje, ishte shpallur i pafajshëm.

Të mërkurën, gjykata franceze për herë të dytë vendosi që të shtyjë vendimin për liderin e AAK-së.  Ai është arrestuar më 4 janar nga autoritetet franceze bazuar në një fletarrest të Serbisë.

Kështu, Haradinaj do të mbes në ndalim edhe për një muaj tjetër./Insajderi.com