Projektligji parasheh ushtrinë me 8 mijë trupa

18.03.2017 08:20
Projektligji parasheh ushtrinë me 8 mijë trupa

Ushtria e Kosovës e cila po mëtohet të krijohet nëpërmjet një ligji të ri, të hartuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pritet t’i ketë gjithsej 8 mijë pjesëtarë, 5 mijë prej të cilëve në komponentën aktive dhe 3 mijë në atë rezervë.

Kështu përcakton projektligji i hartuar për transformim të FSK-së në ushtri, të cilin e ka siguruar të plotë gazeta “Zëri”.

Në këtë projektligj pos kësaj thuhet se FSK-ja si ushtri do ta ketë për detyrë që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe do të furnizohet me armatim aq sa ia kërkon nevoja.

Nga ana tjetër, zyrtarë brenda Ministrisë së FSK-së kanë thënë se Qeveria ka ndarë 51 milionë për MFSK-në, ndërkohë që për forcën e re pritet të shtohen nga 5 milionë për çdo vit.