Projekt turistik në Detin e Kuq

02.08.2017 08:58
Projekt turistik në Detin e Kuq

Jo më vetëm naftë. Arabia Saudite ka njoftuar planin e vet për transformimin e qindra kilomentrave bregdet në Detin e Kuq në një destinacion turisitik global në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Synimi bën pjesë në projektin e transformimit ekonomik të vendit dhe shkëputjen e tij nga varësia e naftës.

Siç raporton “Bloomberg” plani parashikon të përfshijë në trajtim urban, infrastrukturor dhe arkitektonik 34 mijë km2, një hapësirë më e madhe sesa Belgjika mes qyteteve Umluj dhe Al Wajh, 50 ishuj, plazhe, vullkane pasivë.

Pra një pasuri natyrore që do t’i nënshtrohet një operacioni kapitalizues të paprecedent. Arabia Saudite do të bëjë një seri investimesh dhe mandej do të kërkojë partneritet me kompani ndërkombëtare.

Zona do të jetë gjysmë autonome dhe ajo do të qeveriset nga “ligje të pavarura dhe një skemë rregulluese e zhvilluar dhe menaxhuaar nga një komitet privat”.

Çka do të thotë se për të thither turistë shteti është i gatshëm të cedojë në çështje të legjislacionit përfshirë p.sh marrjen e vizës online.

Këtu vjen në vështrim edhe qëndrimi konservator për veshjen, ndalimi i alkoolit etj., ndërkohë që me nismën e princit Mohammed bin Salman ka një prirje për të lehtësuar shtrëngimet në industrinë e argëtimit.

Deri në vitin 2020 mbretëria parashikon të ketë më shumë sesa 450 klube me akitivitete të ndryshme.

Projekti i Detit të Kuq mendohet të jetë kompletuar deri në vitin 2022 përshirë ndërtimin e hoteleve luksozë dhe zonave rezidenciale bashkë me infrastrukturën përkatëse. Mendohet se projekti do të krijojë 35 mijë vende punë dhe do të sjellë 4 miliardë dollarë në PPB-në e Arabisë Saudite.