Profilet e disa prej kandidatëve për anëtar bordi në Telekomin e Kosovës

Profilet e disa prej kandidatëve për anëtar bordi në Telekomin e Kosovës

24 kandidat sot i janë nënshtruar intervistës për anëtar të bordit të Telekomit të Kosovës.

Kjo ndërmarrje publike përveç që është pa bord tash e një kohë, ajo ka mbetur edhe pa kryeshef ekzekutiv pasi që mandati i drejtorit menaxhues, Agron Mustafa ka skaduar me 23 shkurt të këtij viti.

Insajderi ka siguruar listën me emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit dhe mw posht ju sjell profilet e disa prej kandidatëve për anëtar bordi në Telekomin e Kosovës

Besa Shahtri – Berisha, sot i është nënshtruar intervistës në mesin edhe të 23 kandidaëve të tjerë.

Kandidatja e vetme femër në konkursin për anëtarë të bordit të Telekomit të Kosovës është gruaja e deputetetit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

Ramadan Sejdiu ka qenë zyrtari i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ai ka qenë i përfshirë në një skandal seksual në Japoni. Ka qëndruar disa dirë në paraburgim në Japoni për shkak të një denoncimi për ngacmim seksual. Pasi ishte liruar nga paraburgimi pati  njoftuar se autoritetet japoneze, kanë arritur të dëshmojnë pafajësinë e tij.

Qemajl Ahmeti, nga LDK ka qenë Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës nga viti 2004 deri më 2008.

Ka qenë lëshilltar politik për telekomunikacion i ministrit në MTPT nga viti 2002 deri me 2004 kurse nga viti 2008 deri me 2010 ishte Këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Drejtësisë.

 Valdrin Kasumaj, në nëtor të vitit të kaluar është zgjedhur anëtarë i bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Kurse me heret ka qenë ushtrues detyre i drejtorit të departamentit të prokurimit në ndërmarrjen publike Infrakos.

Ndërsa tjetëri kandidat është, Hasan Fejzullahu. Ai  ka qenë kryetar i Bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore.

Këta janë 24 kandidatët pretendent për anëtarë të Bordit të Telekomit