Profesori i UP-së thotë se i kupton martesat mes të miturve

20.09.2016 17:46

Profesori i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës ka dalë në mbrojtje të martesës mes dy të miturve në Malishevë nuk e sheh si tragjike ani pse kjo është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat e shoqërisë kosovare.

Profesori i UP-së thotë se i kupton martesat mes të miturve

Është profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës  përkatësisht në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik, por kjo nuk e pengon Fadil Malokun që të dalë në mbrojtje të martesave mes të miturve.

Në një prononcim për media lidhur me lajmin se dy të mitur janë martuar në Malishevë përkundër moshës së tyre 14 dhe 13 vjeç sipas profesorit universitare “nuk duhet të mirën shumë tragjike nëse është një marrëveshje një kontratë ndërmjet dy familjeve”

Madje sipas tij, “nëse është marrëveshje unanime ndërmjet dy familjeve dhe dy partnerëve nuk është mirë por kjo ka ndodhë”.

“Ka raste edhe në perëndim të martesave të tilla…”, ka thënë Maloku për lajmi.net.

Tutje profesori universitare i cili jep lëndët Sociologji e Globalizimit , Metodat e Kërkimit Empirik, Krimi dhe Devijimi, Sjelljet Devijante dhe Kontrolli Social, Intyegrimi dhe Globalzimi, e ka cilësuar këtë martesë si dëshmi se shoqëria kosovare nuk i respekton ligjet por “ligje kanunore që janë absurde, që të ndodh një martesë e një 14 vjeçarit me 13 vjeçare”.

fadilmaloku

Më pas ka aluduar në arsyen që mund të ketë quar në martesën e këtyre të miturve.

“Mund të jenë ndikime të ndryshme mund të jenë nga miqësia e mëhershme, mund të jetë siç mund të themi ka mbet me barrë vajza dhe familjarët duan me mshel hesapet. Kjo është një përjashtim, nuk është fenomen dhe është mirë që nuk është fenomen. Të rinjtë tanë, gjeneratat e reja po janë të vetëdijshëm se si të mbrohet kur kanë raporte seksuale”, thotë ai.

Tek në fund Maloku ka thënë Qendrat e ndryshme sociale dhe institucionet familjare që merren me sferën e mjekësisë, duhet të merren me këtë punë./Insajderi.com