Profesori në Pejë luan me nxënësit [video]

Profesori në Pejë luan me nxënësit [video]

Sipas disa xhirimeve amatore në orën mësimore të Miftar Aliaj, i cili është mësimdhënës në shkollën e mesme të arteve aplikative “Odise Paskali” në Pejë, dikush ka matur forcat me të.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar, profesor Miftari, i cili pranon se këto veprime në këtë klasë janë bërë me lejen e tij, por jo gjatë procesit mësimor.

Ndërsa krejt këtë, kështu nuk po e sheh edhe kolegu i tij, Gani Lajqi, i cili edhe e ngriti si shqetësim këtë çështje.

Kundrejt profesor Aliajt nuk ka asnjë ankesë në drejtorinë e arsimit në Pejë, por zyrtarët e kësaj të fundit, thanë se do ta hetojnë rastin.