Profesori kërcënon me armë drejtorin e shkollës

Profesori kërcënon me armë drejtorin e shkollës

Zyra e jashtme për çështje kriminalistike në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.J (56) nga fshati Zajas i Kërçovës për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “rrezikim të sigurisë”.

“Sh.J arsimtar në shkollën e mesme komunale ‘Drita’ në Kërçovë më 31.10.2017 në ora 17:99, në zyrat e drejtorit, pas një debati verbal i është kërcënuar se do ta vrasë me pistoletë, nëse nuk e zgjidh problemin e tij”, theksojnë nga MPB-ja.

Ata, më tej shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen plotë të rastit.