Produktet vendore përfaqësohen vetëm 10 për qind në rrjetet e shitjes me pakicë

Produktet vendore përfaqësohen vetëm 10 për qind në rrjetet e shitjes me pakicë

Sasia e vogël e produkteve vendore në rrjetet e shitjes me pakicë, ka krijuar nevojën për krijimin e politikave favorizuese për produktet vendore, kanë thënë ekspertët e ekonomisë.

Përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar që këta mekanizma të favorizimit të produkteve vendore, të jenë pjesë e Ligjit për tregtinë e brendshme, i cili është në fazën e hartimit.

Këshilltari për ekonomi në Odën Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se përmes këtij ligji, duhet t’u bëhet i mundur diskriminim pozitiv prodhimeve vendore.

Një iniciativë e tillë e që nuk është përdorur nga institucionet, sipas tij, është edhe financimi i një pjese të marketingut të produkteve vendore, shkruan koha.net.

Ajo që do të mundë të bëhej, sipas tij, është që Ministria e Tregtisë të financojë pozicionimin e këtyre produkteve në rrjetet e shitjeve me pakicë.