Produktet e reja të Apple: Si të ishit në sallë

Magazina e informacione në fushën e teknologjisë PcËorld.al ka bërë përcjelljen LIVE të konferencës së lansimit të produkteve të reja Apple. Këto janë kryetitujt e asaj çfarë Apple ka prezantuar sot.

Produktet e reja të Apple: Si të ishit në sallë

18:58 – Distributori online Amazon pak minuta përpara fillimit të evenimentit të prezantimit ka vendosur të publikojë aksesorët e telefonit dhe disa foto të tij.

amaz

19:05 – Tim Cook në skenë. “Që nga lançimi Apple Music numëron 17 milion abonentë.”

tim

19:07 – Pokemon Go në Apple Watch

19:09 – Jeff Williams detajon disa nga risitë e watchOS 3 për orën inteligjente Apple Watch: fytyra të reja, efekte festive konfeti, shkrim teksti me gjeste, aplikacione të reja lojërash, fitnesi dhe më shumë.

19:12 – Apple Watch është ora e dytë më e shitur në SHBA pas Rolex.

19:14 – “Apple Watch ka ndryshuar atë që konsumatorët kërkojnë nga një orë.”

19:16 – Rikthehet Tim Cook. Në sfond shfaqet ora inteligjente Apple Watch

19:18 – Në skenë Suzan Preskot. Apple prezanton koordinimin në kohë reale në platformën iWork.

19:21 – Më shumë se 100 shkolla në SHBA do tu mësojnë nxënësve gjuhën e programimit Swift të Apple përmes programit Swift Playground.

19:23 – Apple dhuron iPad dhe Mac për 5,000 mësues dhe 45,000 nxënës përmes programit edukativ kombëtar ConnectED në 114 shkolla në SHBA.

19:24 – “Ne duam që njerëz të moshave të ndryshme të shijojnë Super Mario Run. Loja do të debutojë përpara sezonit të pushimeve të fundvitit.”

19:25 – Shigeru Miyamoto nga Nintendo prezanton Super Mario Run për iPhone.

19:27 – Loja e famshme Super Mario vjen në iOS

19:29 – Tim Cook: AppStore numëron 140 miliard shkarkime që nga lançimi. Lojërat janë kategoria më popullor me mbi 1 milion tituj.

poke

19:32 – Apple Watch ka një procesor dy bërthamësh i cili është 50% më i shpejtë sesa paraardhësi.

19:34 – “Kemi krijuar dy aplikacione të reja të cilat do të matin aktivitetin tuaj të notimit.”

19:35 – Quhet Apple Watch Seria 2. Ora është rezistente ndaj ujit në thellësinë 50 metër.

19:36 –  Apple prezanton gjeneratën e dytë të orës inteligjente Apple Watch.

19:38 – “Ekzistojnë kaq shumë funksionalitete në watchOS 3 të cilat njerëzit do ti dashurojnë.”

poke2

19:40 – Apple Watch do të ketë të integruar një sensor GPS

19:42 – Apple Watch ka ekranin më të shkëlqyeshëm që Apple ka implementuar në një paisje me mbi 1000 nits.

poke2

19:45 – Një model i orës do të karakterizohet nga nota dizajni të markës së shquar Hermes.

19:43 – Seria e dytë e Apple Watch vjen në disa materiale por njëri më i veçantë se të tjerët është qeramika.

poke3

19:46 – “Është paisja më e dobishme dhe më e mirë e vrapimit.”

19:47 – Apple në bashkëpunim me Nike do të sjellin orën inteligjente Apple Watch Nike Plus, një tjetër variant gjeneratës së dytë të orës inteligjente

19:52 – “Me iOS 10 mund të menaxhoni shtëpinë tuaj nga telefoni.”

19:53 – “iOS 10 do të versioni më i rëndësishëm i sistemit operativ gjer më sot.”

19:54 – “iPhone që nga 2007-ta është shitur më shumë se 1 miliard njësi.”

19:55 – Tim Cook në skenë. Përgatitet për linçimin e gjeneratës së re të iPhone.

19:56 – Ora Inteligjente e re do të kushtojë 369 dollar. Ndërsa kompania do të ruajë serinë e parë por me një procesor të përditësuar dhe do të kushtojë 269 dollar.

spple

19:57 – “Sigurisht sistemi operativ më i avancuar meriton telefonin inteligjent më të avancuar. Dhe ja ku është.”

ipi

20:01 – Telefoni është rezistent ndaj ujit falë certifikimit IP67

20:02 – “Kemi ridizenjuar butonin e vetëm të iPhone. Është i ndjeshëm ndaj shtypjes.”

20:03 – Telefoni ka 10 karakteristika unike. Për herë të parë telefoni vjen në ngjyrë të zezë.

20:04 – Phil Schiller në skenë për të detajuar iPhone 7.

ipi1

20:06 –  Kamera frontale ka një sensor 7 megapiksel. Sensori ka një teknologji të re të përdorur edhe në kamerën e pasme.

20:07 –  50% më shumë dritë do të kapet nga kamera e re. Plot 100 miliard instruksione kryhen në vetëm 25 milisekonda. Stabulizimi optik do të jetë pjesë e konfigurimit të kamerave.

20:08 – Sensor është 60 % më i shpejtë dhe 30 % më efikas.

20:09 – Kamera e re i iPhone ka një sensor 12 megapiksel me hapje f/1.8.

ipi2

20:12 –  iPhone 7 Plus do të ketë dy kamera dhe dy lente të ndryshme për të krijuar një funksionalitet zmadhimi. Dy kamera 12 megapiksel.

20:16 – Akoma asnjë fjalë për kufjet Wireless. Përkundër kufjet do të lidhen përmes portës së karikimit. Gjithashtu do të ofrohet një adapter nga 3.5 mm në kontektor “Lighting.”

20:18 –  Për herë të parë iPhone do të ketë bokse Stereo.

20:29 – Ekrani i iPhone 7 është 25% më i shndritshëm.

20:20 – “Nuk po themi se është një kamër më e mirë se ajo e një DSLR-je, por është kamera më e mirë që kemi ndërtuar ndonjëherë.”

20:23 – Sistemi i ri i kamerave bën të mundur zmadhimin nga 1x në 10x duke ruajtur cilësinë. në iPhone 6S mund të zmadhohej vetëm në 5x.

ku

20:24 – E gjitha e bërë realitet falë procesorit Apple W1

20:25 – Apple prezanton kufjet wireless, AirPods

ku1

20:29 – Kufjet kanë një jetëgjatësi baterie prej 5 orësh. Sensorët me infra të kuqe gjurmojnë momentin kur kufjet vendosen në vesh duke i aktivizuar ato.

ku2

20:32 – Apple A10 përmban dy bërthama me fuqi të lartë dhe dy me fuqi të ulët. Grafikat janë 40% më të fuqishme se Apple A9 dhe dyherë më të shpejta ses Apple A8.

20:35 – Apple iPhone 7 është dyherë më i shpejtë sesa iPhone 6S dhe 6S Plus.

20:36 – “Çdo vit iPhone rezulton telefoni më i shpejtë në vit. Apple A10 Fusion është procesori i ri katër bërthamësh 64Bit.

ku3

20:38 – “Ky është telefoni me performancën më të mirë të baterisë.”

20:39 – Video lojërat do të jenë të një niveli konsole si Xbox apo PS4

20:40 – Apple A10 Fusion do të sjellë në treg aplikacione të një niveli tjetër të cilat nuk ishte të përballueshme nga një paisje mobile dhe F1 2016 është një prej tyre.

ku4

20:43 – Ky është iPhone 7: kamër 12 megapiksel, ekran 4.7 inç Retina, stabilizim optik të imazheve, 7 megapiksel kamër frontale, buton të ri kryesor, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, procesor Apple A10 Fusion, LTE Advanced 450 Mbps dhe iOS 10

limi

20:44 – iPhone 7 Plus: Ekran 5.5 inç, kamër të dyfishtë 12 megapiksel, bokse stereo.

limi1

20:46 – iPhone 7 do të kushtojë 649 dollar dhe vjen në tre modele 32GB, 128GB dhe 256 GB. Ndërsa iPhone 7 Plus do të kushtojë 769 dollar dhe ka po të njëjtin konfigurim memorjeje.

limi2

20:48 – Tim Cook në skenë. “Është një inspirim të punosh me ju.”

20:50 – iPhone i zi do të jetë i disponueshëm vetëm në 128GB dhe 256GB. Porositë fillojnë të premten. Kufjet wireless do të kushtojnë 159 dollar.