Producenti i Hollywood akuzohet për ngacmime seksuale

Producenti i Hollywood akuzohet për ngacmime seksuale

Revista The New Yorker, ka raportuar se producenti i Hollywood-it, Harvey Weinstein, ka ngacmuar seksualisht 13 gra, tri prej të cilave kanë thanë se edhe i ka përdhunuar.

Paditësja e cituar në The New Yorker, ka thënë se ajo nuk e kishte zbuluar rastin për 20 vite, nga frika se Weinstein, mund ta dëmtonte atë.

Sipas revistës, policia kishte incizuar një bisedë të Weinstein me një grua italiane, në një korridor të hotelit, në mars të vitit 2015. Por, për këtë rast, autoritetet vendosen që të mos ngrenë akuza.

Ndërsa, veprime të tilla padyshim që janë hedhur poshtë nga Weinstein.