Probleme për Etrit Berishën

Probleme për Etrit Berishën

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka pësuar një dëmtim të lehtë gjatë javës dhe dje është kontrolluar në klinikën e Lazios.

Sipas medieve italiane, portieri nuk rrezikon sfidën me Sassuolon, por gjithsesi stafi mjekësor i Lacios, për të qenë i sigurt, e dërgoi dje Berishën në qendrën mjekësore.

Gjatë kësaj periudhe, portieri kuqezi nuk është aktivizuar rregullisht, për shkak se trajneri Pioli ka preferuar si numrin një Federico Marchettin.

Lazio e shqiptarit kaloi në fazën tjetër të Ligës së Evropës, duke eliminuar së Galatasarayn, por edhe në këtë takim Berisha nuk u aktivizua.

Mosaktivizimi i Berishës është lajm i keq edhe për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pak muaj para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro 2016”.