Prizreni dyshohet se është bazë e trafikut të shtetasve turq drejt Evropës

Prizreni dyshohet se është bazë e trafikut të shtetasve turq drejt Evropës

Prizreni dyshohet se është një bazë e trafikut të shtetasve turq drejt Evropës, që ikin nga përndjekja e shtetit turk si dhe një bazë falsifikimesh të pasaportave serbe që i pajis shtetasit turq për të udhëtuar në zonën Schengen.

Këto dyshime janë hedhur nga specialistët e seksionit për trafikun e paligjshëm të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, pas ndalimit në Aeroportin e Rinasit të një familjeje turke prej pesë anëtarëve, me pasaporta serbe të falsifikuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Policia dyshon se shtetasit turq janë pajisur me pasaporta serbe Prizren.

“Më datë 11.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasit turk, Mehmet Adiguzel dhe gruaja e tij, Nuriye Adiguzel, vjeç 37 e 36, banues në Turqi, pasi rreth orës 15:30, në PKK Rinas, me tre fëmijët e mitur, u kapën duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta serbe të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara dhe një sasi eurosh