Prizren, rrahje mes tre personave pas mosmarrëveshjes për hedhjen e mbeturinave

30.07.2016 14:45
Prizren, rrahje mes tre personave pas mosmarrëveshjes për hedhjen e mbeturinave

Për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me hedhjen e mbeturinave, tre meshkuj të komunitetit turk në Prizren janë rrahur mes vete.

Siç njofton Policia e Kosovës, si pasojë e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa dy të tjerë lëndime te lehta.

Tre të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal te Prizrenit me ç’rast dy prej tyre janë ndaluar për tretman mjekësor.

Tre të dyshuarit janë arrestuar me ç’rast dy prej tyre janë në ndalim policor në Spital ndërsa i dyshuari trete ne ndalim policor ne stacion, njofton policia./Insajderi.com