Prizren, një burrë sulmon fizikisht dy gra pas një mosmarrëveshje

24.09.2016 14:21
Prizren, një burrë sulmon fizikisht dy gra pas një mosmarrëveshje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Mbreti Pirro në Prizren, një burrë ka sulmuar fizikisht dy gra.  Incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira.

Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si sulm fizik.

Bazuar në të dhënat e policisë në 24 orët e fundit, në Kosovë janë arrestuar gjithsej 32 persona ndërsa janë shënuar 41 aksidente trafiku./Insajderi.com