Pritjet e LDK-së nga BE-ja pas ratifikimit të demarkacionit

Pritjet e LDK-së nga BE-ja pas ratifikimit të demarkacionit

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate dërguar medieve e ka vlerësuar lartë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Insajderi.

LDK pret që në ditët në vijim institucionet e BE-së të ndërmarrin hapat e nevojshëm që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson përfundimin e sagës tre vjeçare që mbajti të izoluar qytetarët e Kosovës. Ratifikimi i kësaj marrëveshje kontribuon në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”.

“LDK-ja dëshmojë si gjithherë se interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj janë mbi të gjitha. LDK-ja pret që në ditët në vijim institucionet e BE-së të ndërmarrin hapat e nevojshëm që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas këtij subjekti politik fundi i kësaj teme mundëson që debati në Kosovë të përqendrohet në jetën e qytetarëve.

“Fundi i kësaj tematike mundëson që debati në shoqëri dhe institucionet e Kosovës të përqendrohet në jetën e qytetarëve, në arsim, shëndetësi, bujqësi, biznes dhe integrime evropiane. LDK-ja do të shpalosë së shpejti para qytetarëve të Kosovës platformën e saj për konsolidimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik dhe për integrimet euro-atlantike. LDK-ja, me mbështetjen e partnerëve të saj në EPP, do të realizojë misionin e nisur nga Presidenti Rugova për një Kosovë të integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Insajderi.com