Pritjet deri në 30 minuta në pikën kufitare në Merdare

Pritjet deri në 30 minuta në pikën kufitare në Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e të dhënave të fundit nga pikat kufitare ka njoftuar se pritja në Merdare ku është fluksi më i madh i bashkatdhetarëve ende po vazhdon.

Pritja është 20 deri 30 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës dhe 20 deri 30 minuta për të dalur, shkruan Insajderi.

Kurse në pikat tjera sipas kësaj qendre pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.