Pritje të gjata në pikën kufitare Merdare

Pritje të gjata në pikën kufitare Merdare

Kolona të gjata të makinave po presin për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Merdare.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se udhëtarët po detyrohen të presin më se dy orë për të hyrë në territorin e Kosovës nga kjo pikë.

Ndërsa, për të kaluar nga Kosova në Serbi qytetarët duhet të presin një orë. Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardh pritja për të hyrë në Kosovë po zgjatë për më se gjysmë ore, e dalja nga Kosova rreth 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare gjithçka po shkon siç duhet.

Për t’i evidentuar këto pritje të gjata në dy pikat Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku fluksi i kalimtarëve është më i madh në këtë pikë, policia ka dalë në terren dhe është duke punuar në këtë drejtim.