Pritja për Januzajn dhe heronjtë e Belgjikës në Bruksel

Pritja për Januzajn dhe heronjtë e Belgjikës në Bruksel

Belgjika ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Rusi, pasi në gjysmëfinale u mund nga Franca, mirëpo, në ndeshjen e për vend të tretë ishte më e mirë se Anglia.

Për ekipin belg, të përbërë nga disa prej yjeve më të mëdha të futbollit evropian, e ku bën pjesë edhe Adnan Januzaj është organizuar një pritje në Bruksel dhe sheshi kryesor i këtij metropoli është mbushur me tifozë, të cilët po përshëndesin lojtarët e këtij ekipi.

Shikoni pamjet nga kjo ngjarje e organizuar në mënyrë të shkëlqyeshme në njërin nga qytetet më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.