Pritet bashkëpunim mes katër këngëtareve të famshme shqiptare

Pritet bashkëpunim mes katër këngëtareve të famshme shqiptare

Era Istrefi, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora momentalisht janë katër shqiptaret më të famshme gjithandej, për muzikën e tyre dhe pushtimin e toplistave në disa shtete.

Një bashkëpunim i mundshëm i tyre po flitet e po dëshirohet nga fansat nëpër rrjete sociale.

Në Twitter, me 17 shkurt Bebe Rexha kishte thënë se ka dashuri për të tri këngëtaret tjera, derisa fansat e saj e kanë pëlqyer idenë se katërshja mund ta bombardojë skenën botërore të muzikës me një bashkëpunim, secili me stilin e vet unik.

Në anën tjetër, faqja Image of Kosovo në Facebook ka shkruar se një bashkëpunim nga katër këngëtaret po pritet shumë shpejt, ndërsa nuk janë dhënë më shumë detaje, shkruan KultPlus.

Secila, në anën tjetër, ka vazhduar me këngët e tyre solo. Dua Lipa ka publikuar videoklipin e “Thinking bout you”, Era Istrefi nesër vjen me “Redrum”, Rita Ora momentalisht ka pauzuar për tu shndërruar në moderator televizive ndërsa Bebe Rexha ka nxjerrë albumin më të ri.