Prishtinë: Vetura parkon në zebra

Prishtinë: Vetura parkon në zebra

Tanimë janë bërë të zakonta gabimet që qytetarët po i bëjnë në Kosovë. Sidomos, ato në komunikacion rrugor.

Kësisoj, një lexues i Indeksonline ka vërejtur mëngjesin e sotëm një veturë teksa është parkuar në vendin krejtësisht të gabuar.

Po i njëjti lexues ka dërguar një fotografi në redaksi ku shihet vetura e parkuar në ‘Vija të Bardha’, vend ky i destinuar për  këmbësorët.

Rasti ka ndodhur te lagjja “Mati 1” në Prishtinë, saktësisht para arkivit të Republikës.