Hapet Qendra e Mjekësisë familjare në ish-objektin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë

Hapet Qendra e Mjekësisë familjare në ish-objektin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka hapur të mërkurën Qendrën e Mjekësisë familjare në Tophane, në objektin ku më parë ka qenë e vendosur Gjykata e Qarkut

Në hapje të kësaj qendreje, përveç Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe Drejtorit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Komunës së Prishtinës, ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tophane “tanimë janë sipas standardeve më bashkëkohore.”

“Duke e pasur parasysh edhe angazhimin e stafit profesional, tani e tutje qytetarëve do t’iu ofrohen shërbime shumë më cilësore”, thuhet në një njoftim të Komunës./Insajderi.com