Prishtinasit dhurojnë ushqim dhe veshmbathje për skamnorët

Prishtinasit dhurojnë ushqim dhe veshmbathje për skamnorët

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me vet iniciativën e qytetarëve është bërë grumbullimi i ushqimit, veshmbathjeve dhe gjërave të tjera për të ndihmuar rreth 1700 familje në nevojë.

Nismëtarja e këtij aksioni Jeta Berisha ka thënë se grumbullimi i të gjitha gjësendeve të dhuruara nga qytetarët, do të shpërndahen fillimisht te 100 familje me asistencë sociale, të cilat jetojnë në kushte më të dobëta jetese, raporton Insajderi.

ndihma2

“Ushqimi, veshmbathjet  dhe të mirat materiale do të shpërndahen te 100 familje me asistencë sociale në Komunën e Prishtinës, duke filluar nga nesër, ndërsa shpërndarja do të bëhet edhe tek të tjera familje”, ka thënë Berisha.

Grumbullimi i të mirave materiale ka filluar nga ora 14:00 – 15:00 dhe në mbrëmje nga ora 18:00-19:00.

ndihma3

Njoftimin për këtë aksion organizatorët e kanë bërë përmes rrjeteve sociale dhe janë shprehur të kënaqur me vullnetin e qytetarëve për të ndihmuar familjet në nevojë. /Insajderi.com