Prishtina triumfon në Drenas

Prishtina ka marrë tre pikë në xhiron e gjashtë të Vala Superligës së Kosovës duke e mposhtur 1:0 Feronikelin, derisa Hajvalia është mposhtur nga Llapi në shtëpi me rezultat minimal 0:1, përcjell Gazeta Express

Prishtina triumfon në Drenas

Prishtina nuk ka të ndalur. Në xhiron e gjashtë të Vala Superligës së Kosovës, skuadra nga kryeqyteti mposhti kampionin, Feronikelin 1:0, duke marrë pikët e plota.

 

Golin e vetëm e shënoi Debatik Curri në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Në anën tjetër, Hajvalia ka pësuar humbje në shtëpi nga Llapi, pasi u mposht me rezultat 1:0. Golin e tre pikëve për Llapin e shënoi Berat Hyseni në minutën e 50’të. /Insajderi.com